Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake, ish-komandantin e KFOR-it, Michele Rissi

E publikuar: 04/12/2020 19:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtruesja e detyres së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke vlerësuar punën dhe angazhimin e në ruajtjen e paqes dhe mbështetjen për komponentën e sigurisë, i ka ndarë Medaljen Presidenciale Ushtarake, ish-komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Michelle Risi.

Në emër të gjeneralmajor Risi, medaljen e ka pranuar komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici, përcjellë Klan Kosova.

Të njëjtën dekoratë, Osmani ia ka ndarë edhe ish-këshilltarit, ushtarakut bilateral nga Republika e Italisë për Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Vincenzo Stella, të cilën në emër të tij, e ka pranuar gjeneralmajor Federici.

Medalja Presidenciale Ushtarake është dekoratë shtetërore e Kosovës, e cila u jepet ushtarakëve vendës e të huaj, të cilët kontribuojnë në cilësinë e aftësive ushtarake e të mbrojtjes së vendit.

Në ceremoninë e dekorimit të ushtarakëve italianë kanë marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Anton Quni si dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.