OSBE-së mirëpret rekomandimet e Kuvendit për transmetuesin publik

E publikuar: 02/04/2015 17:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, ka mirëpritur rekomandimet e bëra sot nga Kuvendi i Kosovës për transmetuesin publik, Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

“E përgëzoj Kuvendin për hapat e ndërmarrë për të shqyrtuar performancën dhe financat e transmetuesit publik. Është përgjegjësi e Kuvendit si institucioni kryesor mbikëqyrës në Kosovë që t’i përgjigjet shqetësimeve të ngritura javëve të fundit në lidhje me RTK-në,” tha Schlumberger. “Pres nga akterët relevant që të veprojnë shpejt dhe të adresojnë rekomandimet e Kuvendit. Pavarësia editoriale dhe menaxhimi i mirë janë parakushte themelore për një transmetues publik funksional e kredibil.”

Rekomandimet vijnë pas shqetësimeve të ngritura kohët e fundit nga disa redaktorë dhe nga sindikata e RTK-së, si dhe disa përfaqësues politik, në lidhje me politikat redaktuese dhe menaxhimin e përgjithshëm të transmetuesit publik.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Ndihmon në ruajtjen e lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes dhe përkrah zhvillimin e mediave.