OSBE: Kemi kritika për mosefikasitetin e gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut

22.05.2020 08:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
OSBE: Kemi kritika për mosefikasitetin e gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut

Pushteti gjyqësor në Maqedoninë e Veriut sërish është vënë në shënjestër të kritikave të bashkësisë ndërkombëtare, për mungesë të profesionalizmit dhe të efikasitetit mbi proceset gjyqësore. Kjo konstatohet në raportin më të ri të misionit të OSBE-së në Shkup mbi fatin e lëndëve gjyqësore të ish-Prokurorisë Speciale.

Raporti nuk përfshinë periudhën e pandemisë kur për gati dy muaj gjykatat nuk kanë punuar për shkak të ruajtjes së shëndetit nga koronavirusi, por kryesisht i referohet gjendjes së para-sëmundjes së COVID-19.

Në pyetje janë dhjetëra lëndë gjyqësore që ende nuk kanë epilog për shkak të zvarritjes së procedurave kundër shumë ish-zyrtarëve të lartë të qeverisë së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, që është edhe në mesin të akuzuarve për shumë vepra, ndërsa vetëm për një prej tyre është dënuar me dy vjet e gjysmë burg, të cilat nuk i ka mbajtur për shkak të arratisjes në Hungari.

“Në shumicën e gjykimeve, provat materiale paraqiten para se të dëgjohen dëshmitarët e thirrur. Për më tepër, duket se prokurorët nuk posedojnë aftësitë e nevojshme ose nuk janë të gatshëm t’i zgjedhin ato dhe të paraqesin prova relevante përpara gjykatës për të mbështetur pretendimet mbi aktakuzën e ngritur”, thuhet në raport.

Ai përmban kritika edhe për punën e gjykatësve të cilët sipas raportit, “duket se janë shumë tolerantë dhe pranojnë kërkesat e ndryshme të palëve në lidhje me paraqitjen e provave”.

“Gjatë gjykimeve, ata jo gjithmonë ushtrojnë të drejtën e tyre për të bërë kontrolle mbi atë që është e pranueshme, por lejojnë që të gjitha provat e propozuara nga palët të kryhen pa vlerësuar së pari rëndësinë e tij”, vlerëson raporti i OSBE-së.

Pas shuarjes së Prokurorisë Speciale për shkak të përfshirjes së drejtueses së saj Katica Janeva në aferën e njohur “Reketi”, të gjithë lëndët që procedonte kjo prokurori janë shpërndarë në organin e rregullt të akuzës, por ende pa epilog konkret.

Edhe ekspertët juridik dhe organizatat joqeveritare shpesh herë kanë shprehur pakënaqësinë ndaj zvarritjes së procedurave gjyqësore duke prezantuar të dhëna se mbi 60% e gjykimeve për lëndët që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin ose janë shtyrë ose kanë përfunduar pa epilog.

“Mosprania e personave të akuzuar në seanca ose mungesa e avokatëve të tyre, është arsyeje më e shpeshtë për shtyrjen e seancave gjyqësore. Megjithatë këtu nuk përjashtohet edhe arsyeja tjetër, ajo e mungesën së prokurorëve si palë ne proceset gjyqësore”, ka deklaruar Natalia Petrovska, drejtuese e organizatës joqeveritare “Të gjithë për gjykim të drejtë”.

Njohësit e çështjeve juridike, thonë se zvarritja e proceseve gjyqësore ndikon në humbjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë, që ka pësuar rënie të madhe me rastin e Prokurorisë Speciale, e cila shihet si shpresë e vetme për kthimin e drejtësisë në vend.

“Të gjithë e dimë se pasi të kalojë një kohë më e gjatë me këto procese gjyqësore, edhe dënimet nuk janë më efikase ose zgjidhja e veprave të caktuara penale që kanë ndodhur shumë më herët. Kjo ndikon shumë në humbjen e besimit në gjyqësor”, tha Darko Avramoski, ekspert juridik.

Pas nisjes së stabilizimit të gjendjes me koronavirus kanë nisur disa procese gjyqësore, përfshirë edhe atë për dhunën në Kuvend në prillin e vitit 2017 si dhe për rastin “Reketi”, që ka të bëjë me zhvatjen e 1.5 milion eurove nga një biznesmen i cili kishte kërkuar favore për një proces gjyqësor. /REL/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


OSBE: Kemi kritika për mosefikasitetin e gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut

OSBE: Kemi kritika për mosefikasitetin e gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut

Policia ndaloi mbi dymijë persona brenda dy muajve

Policia ndaloi mbi dymijë persona brenda dy muajve

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit shumicën e parave i mbajnë të bllokuara, s’preken dot

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit shumicën e parave i mbajnë të bllokuara, s’preken dot

Ahmeti: Është koha që Kosova të intensifikojë rihapjen pas izolimit prej më shumë se dy muajsh

Ahmeti: Është koha që Kosova të intensifikojë rihapjen pas izolimit prej më shumë se dy muajsh

Ahmeti: Të hiqen oraret e lëvizjes, të hiqet karantina, të hapen çerdhet, shkollat e kufijtë

Ahmeti: Të hiqen oraret e lëvizjes, të hiqet karantina, të hapen çerdhet, shkollat e kufijtë

Selimi: AAK do të respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Selimi: AAK do të respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Thaçi: Vendimi i gjyqtarëve të Kushtetueses,  s’më ka pëlqyer

Thaçi: Vendimi i gjyqtarëve të Kushtetueses, s’më ka pëlqyer

Serbia rihap kufijtë

Serbia rihap kufijtë

​Ministria e Financave hap linjë të veçantë informimi rreth pakos emergjente dhe ankesave

​Ministria e Financave hap linjë të veçantë informimi rreth pakos emergjente dhe ankesave

Hoti: Deputetët do të kenë shumë punë në ditët e para të qeverisë së re

Hoti: Deputetët do të kenë shumë punë në ditët e para të qeverisë së re

​Prodhuesit dhe perpunuesit e qumështit kërkojnë mbështetjen e Lutfi Hazirit për konsumin vendor

​Prodhuesit dhe perpunuesit e qumështit kërkojnë mbështetjen e Lutfi Hazirit për konsumin vendor

Tahiri: Kurti e solli vendin në këtë situatë, Qeveria Hoti do të funksionojë

Tahiri: Kurti e solli vendin në këtë situatë, Qeveria Hoti do të funksionojë

Bashkësia Islame e Kosovës nuk do të organizojë pritje për Fitër Bajram

Bashkësia Islame e Kosovës nuk do të organizojë pritje për Fitër Bajram

Xhamitë në Kosovë të mbyllura deri në qershor: Imamët ndjekin këshillat e ekspertëve

Xhamitë në Kosovë të mbyllura deri në qershor: Imamët ndjekin këshillat e ekspertëve

Rama: Brenda këtij muaji Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht

Rama: Brenda këtij muaji Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht

Nga janari u importuan 87 ngarkesa me spec të bluar, salcë domatesh e kërpudha nga Kina

Nga janari u importuan 87 ngarkesa me spec të bluar, salcë domatesh e kërpudha nga Kina