Ortopedi flet për plagosjen e familjarit të Behgjet Pacollit

E publikuar: 17/09/2018 13:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ortopedi i cili po e trajton familjarin e Behgjet Pacollit, Arbër Tolaj ka treguar për KALLXO.com gjendjen e Osman Pacollit i plagosur mbrëmë në një lokal në Prishtinë.

Doktori Tolaj tha se pacienti ka kërkuar lëshim nga klinika për tu trajtuar jashtë vendit.

“Pacienti është shtrirë në Klinikën e Ortopedisë. Ka marrë plagë nga arma e zjarrit në regjionin e gjurit, kërcirit dhe në zogun e këmbës së djathtë. Është bërë flete lëshimi sot, sepse pacienti me vetëdëshirë lëshoi klinikën për trajtim jashtë vendin”, tha Tolaj.

KALLXO.com raportoi në lidhje me plagosjen e vëllait të Rrahim Pacollit dhe kushëririt të Behgjet Pacollit.