Orlando: Ne kërkuam ndihmë nga ushtria për t’i varrosur viktimat, të mos vijë puna njësoj në Kosovë

E publikuar: 04/08/2020 12:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka folur pas gjendjes së rënduar në Kosovë si pasojë e rritjes së madhe të numrit të personave të infektuar.

Oralando thotë se pavarësisht se virusi në Kosovë po shpërndahet në mënyrë shumë të shpejtë, 1/3 e qytetarëve e mohojnë dhe minimizojnë rrezikun e virusit.

Teksa ka folur për këtë, diplomati italian ka rikujtuar se Italia në fazën më të keqe kishte nxjerrë ushtrinë në rrugë për t’i dalë në ndihmë shtetit për varrosjen e numrit të madh të viktimave.

“Në fazën më të keqe në Itali, ushtria u thirr për të përballuar numrin e madhe të viktimave dhe për t’i varrosur ata”, ka shkruar Orlando.

Ai tutje thotë se një gjë e tillë mund të evitohet.

“Mbajini maskën, distancën, lani duart”, ka përfunduar ai./Express/