Orkestra përformoi duke shfrytëzuar gjërat e harruara nëpër trena (Video)

E publikuar: 25/11/2018 18:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtarët e orkestrës së East Midlands, përformuan para publikut duke shfrytëzuar gjërat që udhëtarët kanë harruar në trena.

Në mesin e tyre, kishte edhe gjëra më të pazakonshme si pompë për gomën e biçikletës, dërrasë sërfi apo skitë, transmeton Telegrafi.

“Është normale ta lësh prapa një çadër, po që se shiu ka ndaluar, por si ka mundësi që dikush ta harrojë gomën e veturës”, ka thënë një shikues.

Shifrat tregojnë se udhëtarët i harrojnë 38 milionë gjëra nëpër trena për çdo vit, vlera e të cilave mund të arrijë deri në 900 milionë euro. /Telegrafi/