Oriola Marashi dredh hashashin si profesioniste

E publikuar: 06/07/2018 22:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 Ajo është vënë në qendër të vëmendjes pas nisjes së projektit të saj të parë muzikor në bashkëpunim me grupin OTR dhe fansat e saj mezi po presin debutimin.

Oriola është shumë aktive në rrjetet sociale ku u dhuron ndjekësve të saj foto të bukura, por këtë herë ka publikuar një video ndryshe nga të tjerat. Modelja seksi është shfaqur duke dredhur një cigare hashash dhe shkruan: “Vajzat që dinë si të dredhin” dhe vendos një emoji si për të treguar që meshkujt i duan vajzat e tilla.