Organizata Studentore kundërshton gjuhën fyese të Muharrem Svarqës

E publikuar: 30/03/2017 15:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Demokracia Studentore ka mbajtur një aktivitet simbolik në Kuvendin e Ferizajt siç kanë thënë ata kundër diskriminimit të gruas dhe gjuhës fyese të cilën e ka përdorur kryetari Muharrem Svarqa ndaj asambleistes së Ferizajt.

Kryetari i organizatës “Demokracia Studentore” Mexhid Ramusa tha se “këtë aktivitet simbolik e kemi kryer në Kuvendin Komunal në Ferizaj për të kundërshtuar diskriminimin ndaj grave dhe për t’i treguar Kryetarit Svarqa se sjelljet e tij janë të papranueshme për qytetarët e Republikës së Kosovës”.

“Ky gjest duhet demaskuar dhe gjykuar, gjithashtu duhet nxitur shkollimi i femrës dhe të punohet sa më shumë drejt avancimit të saj sepse nëse emancipimi i gruas nuk është arritur në shkallën e duhur, atëherë mund të vlerësohet se nuk kemi mundur ta ndërtojmë atë popull në skemën e një shteti të zhvilluar”.

“Zhvillimi dhe emancipimi i gruas në shoqërinë e sotme moderne i jep imazh shtetit se në cilën shkallë të kulturës jemi si popull apo si komb”.

“Jemi shumë të shqetësuar për sjelljen e zyrtarëve komunal, të cilët në mënyrë agresive e kanë shqyer pankartën dhe kanë sulmuar direkt demokracinë”.