Organizata Botërore e Shëndetësisë e liston varësinë nga seksi si çrregullim të shëndetit mendor

E publikuar: 10/07/2018 13:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka deklaruar se varësia nga seksi është çrregullim i shëndetit mendor.

Varësia nga seksi definohet si paaftësia për t’i kontrolluar epshet seksuale të cilat shpijnë që njerëzit ta neglizhojnë shëndetin e tyre pavarësisht se nuk kanë kënaqësi gjatë aktit.

Në mënyrë që të diagnostikohen me këtë varësi, pacientët duhet të vuajnë të paktën gjashtë muaj nga ky fenomen.

Sipas statistikave, në Mbretërinë e Bashkuar rreth 4% e popullsisë vuajnë nga varësia e seksit, ndërkaq deri në 6% në SHBA.

Ekspertët besojnë se kjo varësi së shpejti do të fillon të trajtohet si depresioni dhe ankthi.

Përndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë së fundmi edhe luajtjen e vazhdueshme të video-lojërave e ka listuar si çrregullim. /Telegrafi/