Orët inteligjente të Fossil vinë me Google Play dhe sensorë për matjen e rrahjeve të zemrës

E publikuar: 07/08/2018 20:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Orët inteligjente të Fossil gjithnjë janë shquar për funksionet, thjeshtësinë dhe çmimin e përballueshëm.

Me një dizajn të pastër dhe tradicional ato sjellin sistemin operativ Google Wear OS në krahun tuaj.

Shumica e tyre nuk kanë ofruar në të kaluarën sensorë për matjen e rrahjeve të zemrës por kjo do të ndryshojë.

Fossil prezantoi gjeneratën e katërt të linjës Fossil Q.

Q Venture HR dhe Q Explorist HR kushtojnë 255 dhe 275 dollarë dhe mund të zgjidhni rripin dhe ngjyrën sipas dëshirës.

Q Venture HR është 40mm i trashë ndërsa Explorist 45mm.

Për fat të keq Fossil ka ngelur me procesorin antik Snapdragon Wear 2100 i përdorur tek orët inteligjente prej dy vitesh.

Ende një çip më i fuqishëm pritet këtë vit. /PCWorld Albanian