ORCA: Profesorët në Kosovë më të paguarit në rajon

E publikuar: 12/11/2019 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

ORCA ka publikuar raportin “Borgjezia e Akademisë”, për të ardhurat e stafit akademik menaxherial në universitetet publike të Kosovës.
Ron Gjinovci nga ORCA, tha se profesorët në Kosovë janë më të paguarit në rajon, ku pagesa mujore arrijnë deri në 3 mijë e 500 euro.

“Stafi akademik i Universiteteve Publike në Kosovë paguhet shumë herë më shumë se stafi akademik i Universitete Publike në vendet e rajonit”.

“Në Shqipëri paguhet me 600 euro një ligjërues. Maqedoni 400 euro paguhet një ligjërues ndërsa 600 euro një profesor në Kosovë”.

“Një asistent paguhet 772 euro ndërsa profesori i rregullt 1 mijë e me shtesa paga mujore arrin në 3 mijë e 500 euro”.

Ai më tej ka shtuar se harxhojnë nga 150 euro në muaj për të studiuar dhe jetuar, raporton EO.

“Hulumtimi ynë tregon se studentët 150 euro harxhojnë në muaj për të studiuar dhe për të jetuar. Rektorët e UP-së kanë pagë 2500 euro paguhen në muaj”.

“Në Kosovë paga më e lartë është ajo e Presidentit e cila është mbi 2500 euro”.