Orari i xhiros së 13-të në Ipko Superligën e Kosovës

E publikuar: 29/10/2018 12:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Java e 13-të në elitën e futbollit kosovar do të luhet në mesjavë.

Kështu ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës që ka publikuar edhe orarin e xhiros së 13-të.

Komisioni i garave ka ndërruar edhe orarin, pasi nga kjo javë ndeshjet do të zhvendosen nga ora 13:30.

Ditën e martë janë në program dy ndeshje, njëra në kryeqytet dhe tjetra në Prizren.

Flamurtari do ta pres Dritën në Prishtinë, ndërsa Liria do të përballet me Ferizajn.

Ditën e mërkurë janë në program katër ndeshje të tjera, ku bie në sy derbi drenicas nga ora 13:30 mes Feronikelit dhe Drenicës.

Llapi do ta pres Ballkanin, ndërsa Gjilani synon të rikthehet te fitorja përballë KEK-ut.

Ndeshja e vetme që do të luhet në mbrëmje është ajo derbi mes Prishtinës dhe Trepçës ’89 me fillim nga ora 17:45. /Telegrafi/

Ipko Superliga – Xhiro 13

E martë, 30.10.2018

Flamurtari – Drita
Liria – Ferizaj

E mërkurë, 31.10.2018

Prishtina – Trepça ’89 (17:45)
Feronikeli – Drenica
Llapi – Ballkani
Gjilani – KEK-u

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:30 përveç takimit Prishtina – Trepça ’89