Orari i rrethit të dytë në Kupën e Kosovës

E publikuar: 26/11/2018 18:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata e Futbollit të Kosovës, ka publikuar orarin e Kupës së Kosovës të rrethit të dytë.

Ndeshjen në raundin e dytë të Digitalb Kupës së Kosovës do të zhvillohen me orar të ri.

Nga kjo javë ndeshjet në futbollin kosovar do të luhen nga ora 12:30.

Ditën e martë do të zhvillohen 12 ndeshje, ku vëmendja do të jetë në Skenderaj në takimin Drenica – Prishtina.

Ndërkohë të mërkurën janë në program edhe tri ndeshje të tjera, ku Trepça ’89 pret Llapin, Vitia do të luaj me Dritën ndërsa Trepça nga Liga e parë është nikoqir i Feronikelit. /Telegrafi/

Rrethi i dytë i Digitalb Kupës së Kosovës

E martë, 27.11. 2018 – ora 12:30

KEK-u – Flamurtari
Bashkimi (K) – Vëllaznimi
Sharri – Gjilani
Minatori – 2 Korriku
Istogu – Ramiz Sadiku
Drenasi – Ballkani
Kika – Vushtrria
Dukagjini – Arbëria
Brestovik: Lugu i Baranit – Liria
Vllaznia (P) – Besa
Ferizaj – Vllazëria (Zh)
Fushë Kosova – Onix
Drenica – Prishtina

E mërkurë, 28.11.2018 – ora 12:30

Vitia – Drita
Trepça’89 – Llapi
Trepça – Feronikeli