Orari i ndeshjeve të IPKO Superligës, tri ndeshje të mëdha të dielën

E publikuar: 19/02/2019 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është caktuar orari i ndeshjeve të javës së 19-të në IPKO Superligë. Tri ndeshje do të zhvillohen të shtunën, derisa tri tjera të dielën.

Pa dyshim vëmendja do të jetë e përqendruar në ndeshjet që zhvillohen të dielën në Drenas, ku takohen Feronikeli – Llapi.

Po ashtu ndeshje interesant është të dielën ku Prishtina do të jetë mikpritëse e rivales së vjetër, Lirisë.

Drenica e pret të shtunën Ferizajn në një ndeshje që luftohet për t’i ikur barazhit.

Gjilani që pësoi në derbi e pret Flamurtarin në formë.

Ballkani është nikoqir i KEK-ut, që ia mori një barazim stinorin  e shkuar.

Të dielën është edhe ndeshja mes Dritës dhe Trepçës ’89. /Telegrafi/

Orari i ndeshjeve  – Java 19-të

E shtunë  (ora 13:00)

Drenica – Ferizaj

Gjilani – Flamurtari

Ballkani – KEK-u

E diel (ora 13:00)

Feronikeli – Llapi

Trepça ‘89 – Drita

Prishtina – Liria