Orari i javës së 14-të në Ipko Superligë, ndeshje të vështira për pretendentët

E publikuar: 01/11/2018 18:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është publikuar orari i javës së 14-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Kësisoj tri ndeshje do të zhvillohen ditën e shtunë, ndërsa tri të tjera të dielën.

Lideri aktual i Superligës, Feronikeli do të ketë një udhëtim të vështirë pasi luan në udhëtim te Ballkani.

Vështirë do të jetë edhe për Prishtinën që në Skenderaj takohet me Drenicën, një kundërshtar i papërshtatshëm për kryeqytetasit.

Ndeshja tjetër e ditës së shtunë është ajo mes KEK-ut dhe Flamurtarit.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita do të luaj para tifozëve të saj përballë Lirisë.

Llapi pas humbjes në shtëpi do të takohet me Ferizajn, ndërsa Trepça ’89 pret Gjilanin. /Telegrafi/

Java e 14-të në Ipko Superligë:

E shtunë

Drenica – Prishtina
Ballkani – Feronikeli
KEK-u – Flamurtari

E diel

Trepça ’89 – Gjilani
Ferizaj – Llapi
Drita – Liria

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:30