Ora tregon linjat atraktive

E publikuar: 26/05/2020 09:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qëndruar prej muajsh e vetë-izoluar në një fshat në veri-perëndim të Londrës.

Ajo kishte marrë me qira një shtëpi në fermë me shoqërinë e saj, ku shkuan për të punuar rreth albumit të saj të tretë, gjersa ngelën atje pasi kryeministri britanik njoftoi masat për ndalimin e lëvizjes.

Rita ndërkohë ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, duke i mbajtur të azhurnuar fansat rreth më të rejave të saj.

Ajo ka publikuar fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme, teksa nuk kanë munguar edhe fotografitë provokuese.

Së fundit, 29-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një imazh mjaft atraktiv, ku shfaqej në bikini teksa merrte rreze dielli në kopsht.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Këngëtarja e lindur në Prishtinë vuri në pah linjat e saj atraktive trupore, gjë për të cilën ajo është kujdesur edhe gjatë pandemisë, duke i kryer ushtrimet në kushte shtëpie.

Përsa i përket muzikës, Ora vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj më të fundit muzikor, “How to be lonely”, i cili është publikuar muaj më parë.