Ora kur pritet të vazhdoj sërish seanca

E publikuar: 21/03/2018 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Kuvendin e Kosovës, për të tretën herë është hedhur gaz lotsjellës nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Dhe në këtë gjendje seanca për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi nuk është mundësuar që të votohet.

Mirëpo deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila ka treguar se kur do të vazhdojë sërish seanca.

“Kuvendi është në pauzë deri në ora 16:30 dhe pas kësaj pritet që të vazhdojë në mënyrë të rregullt”, ka thënë Kusari – Lila.

Xhelal Sveçla ka hedhur për të tretën herë gaz lotsjellës në Kuvend. /Insajderi.com