Ora e re inteligjente e Samsung mat presionin e gjakut

E publikuar: 22/02/2019 08:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samsung zyrtarisht prezantoi ditën e djeshme krahas Galaxy S10 dhe Galaxy Fold, veshjet e reja elektronike ku përfshihet edhe një orë inteligjente si Galaxy Watch Active.

Ora mund të monitorojë presionin e gjakut përveç rrahjeve të zemrës i cili është edhe ndryshimi më i madh funksional i orës.

Gjithashtu ka pësuar edhe ndryshime estetike me një trup të ri prej alumini dhe materiale të reja rripash krahasuar fytyrave të reja dixhitale.

Ora ka 4GB memorie dhe ofron mbështetje për Wi-Fi, Bluetooth dhe pagesa mobile me NFC. Mund të gjurmojë deri në 39 aktivitete, të monitorojë gjumin, të numërojë hapat dhe ka GPS të integruar.

Kompania thotë se ora mund të karikohet me teknologji wireless edhe nga Galaxy S10. Asistenti virtual Bixby i integruar mund të realizojë thirrje dhe të dërgojë mesazhe nga ora.

  • Ekrani: 1.1-inç 360×360
  • Bateria: 230 mAh
  • Procesori: Exynos 9110
  • RAM: 768MB
  • Karikim wireless dhe rezistent 5ATM ndaj ujit

Samsung thotë se ora do tu kushtojë 199 dollarë dhe del në shitje më 8 Mars. Konsumatorët mund ta porositin nga dita e sotme deri më 7 Mars do të marrin karikuesin wireless falas. Ora vjen në katër ngjyra: zezë, argjendtë, rozë të artë dhe jeshile.

Kompania gjithashtu prezantoi rripin fitnes Galaxy Fit. Ka një ekran me ngjyra 0.95-inç AMOLED me prekje. Vjen me Bluetooth dhe ka skaner të rrahjeve të zemrës. Karikohet wireless përmes NFC dhe është rezistent ndaj ujit. Është i disponueshëm në dy ngjyra: zezë dhe argjendtë. Kompania thotë se mban karikim për 1 javë rresht.

Të dy veshjet, Galaxy Watch Active dhe Fit gjurmojnë automatikisht gjashtë ushtrime si: çiklizëm, vrapim dhe kanotazh. Funksioni i gjurmimit të gjumit ndjek faza të ndryshme të tij.

Galaxy Fit del në shitje më 31 Maj për 99 dollarë. /PCWorld Albanian