Ora e cila i kushtoi miliona dollarë shpikët të saj u shit në ankand

E publikuar: 19/11/2018 19:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një prej orëve të para dixhitale të botës është shitur në ankand. Thomas Bromley, një inxhinier dhe shpikës amator, krijoi orën Digitron Electric në 1069 në shtëpinë e tij.


Madje mbajti një patentë për dizajnin e saj për tre vite të cilën vendosi të mos e rinovonte duke i kushtuar miliona paund humbje.

Prototipi u shit për 460 paundë në Britani.


Sikur ai të kishte rinovuar patentën do të kishte qenë multi milioner. Një vit pasi patenta kishte skaduar, një kompani Japoneze prodhoi një orë identik dhe shiti me mijëra kopje.

Bromley u nda nga jeta në 1990-ën dhe përpara se të vdiste ai kishte shpikur perde të cilat mbylleshin kur dielli perëndonte. /PCWorld Albanian