Oppo zbuloi një telefon të ri me parametra mesatarë

E publikuar: 30/11/2015 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania kineze Oppo zbuloi sot një telefon të ri me parametra mesatarë. Telefoni inteligjent Oppo A53 është krijuar i gjithi me metal. Ai ka ekran me prekje 5.5 inç me rezolucion 720 pikselë dhe fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 616 SoC me tetë bërthama Cortex-A53 me shpejtësi 1.5 GHz. Telefoni ofron 2GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD, rrjetin 4G LTE, dy vende për karta SIM dhe bateri me kapacitet 3,075 mAh.

Kamera e tij parësore është 13 megapikselë, ndërsa kamera dytësore është 5 megapikselë. Telefoni operon me sistemin Android 5.1 Lollipop me ndërfaqen Color OS 2.1 të kompanisë kineze.

Pajisja mbështet rrjetin 4G LTE, Wi-Fi, Bluetooth 4.0, GPS/A-GPS dhe MicroUSB 2.0.

Çmimi nuk është bërë i ditur, megjithatë mendojmë se nuk do të kushtojë shumë shtrenjtë.