Oppo Neo 7: ekran 5 inç, kamera 8/5 MP, 4G…200 dollarë (Foto)

E publikuar: 27/10/2015 00:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Oppo prezantoi sot telefonin inteligjent Oppo Neo 7, i cili kushton më pak se 200 dollarë. Telefoni ka ekran 5 inç TFT LCD me rezolucion qHD (shkronja q me të vogël do të thotë se rezolucioni është 540×960 pikselë). Ai fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 410 me katër bërthama me shpejtësi 1.2GHz, së bashku me 1GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD.

Kamera parësore e tij është 8 megapikselë me sensor të vogël 1/4” prapa lentave me hapje f/2.0. Në anën ballore ka kamerë 5 megapikselë me xham f/2.4.

Oppo Neo 7

Përmasat e telefonit janë 142.7 x 71.7 x 7.6mm dhe peshon 141 gramë. Ai fuqizohet nga një bateri me kapacitet 2,420mAh. Oppo Neo 7 do të ketë të dy versionet 3G dhe 4G, si dhe opsione të tjera të lidhjes, si Bluetooth (v4.0), Wi-Fi 802.11 b/g/n dhe GPS.