Opozita i quan krerët e shtetit shpirtra të prishur

E publikuar: 31/08/2016 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Opozita edhe një herë është shprehur kundër Demarkacionit. Këtë herë Nisma dhe AAK kanë thirrur konferencë në të cilën e kanë bërë të qartë edhe një herë qëndrimin që janë kundër tij.

Thonë se do të marrin pjesë në seancë, por që do ta votojnë kundër demarkacionin.

Fatmir Limaj tha se PKD-LDK për këtë 10 muaj nuk i ka shfrytëzuar mundësitë qe demarkacioni të kthehet dhe ti shikojë vërejtjet e opozitës

Nesër në rend dite parashihet votimi për Demarkacionin. Edhe sot do t’i bëjmë të qarta qëndrimet tona: Ne jemi kundër. Përgjegjësia për këtë gjendje i shkon qeverisë. Nesër do të shkojmë në Kuvend dhe do të votojnë KUNDËR. Dhe i bëjmë thirrje që edhe deputetët nesër të mbrojnë interesin nacional dhe të votojnë kundër”, ka thënë Limaj.

Derisa Ramush Haradinaj tha se tani e gjithë Kosova e ka kuptuar që versioni i demarkacionit  është gabim dhe për fat të mirë është rritur numri i deputetëve që do të votojnë kundër.

I bëjmë thirrje shpirtave të prishur dhe hajnave( Isës, Hashimit dhe Veselit) që të mos e shesin Kosovën e Rugovën. Qëndrimi jonë kundër nuk është për pozitë në pushtet, por për tokën tonë të shenjtë.Këta shpirtra të prishtë nuk guxojnë të shiten e nuk munden t’u fshihen pas ndërkombëtarëve”, tha ai.

Ata paralajmëron më të keqen nëse votohet ky demarkacion. Çfarë do të bëjnë nëse votohet demarkacioni: Është hipotetike dhe nuk e dimë si do të rrjedhin gjerat por nuk dua ta shoh që demarkacioni të votohet PRO sepse është keq për Kosovën”, shtoi Haradinaj.

Haradinaj e Limaj thonë se ishin të gatshëm të shkojnë edhe në Rugove te vila e Kelmendit, pasi ai sikurse opozita ishte kundër demarkacionit. /GazetaExpress/