Opozita, qe qysh ju pergjigjemi fteses se Presidentes!

E publikuar: 06/02/2016 17:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tri partitë opozitare VV, AAK dhe Nisma kanë vendos që mos të shkojnë në takim të thirrun nga Presidentja e vendit Atifete Jahjaga.

Kjo e fundit u ka ba ftesë pozitës dhe opozitës që të dialogojnë dhe të bahet zgjidhje se si të dilet nga kjo krizë politike që ka perfshi vendin.

Ndonëse Qeveria konfirmoi sot prezencën në takim me presidenten, nji gja të tillë nuk do ta bajnë liderët e partive opozitare.

Këta të fundit u takuen sot në zyrat e Nismës, por që në takim simbas Bilall Sherifit nga Nisma për Kosovën, asht folë për protestën e 17 Fror.

E për ftesën e presidentes kanë nji përgjigje tjetër.

“Nji gja e tillë nuk bahet mbasi që kjo gja asht dasht të ndodh para gjashtë-shtatë muejve por që në këtë kohë mazhoranca asht tregu si e fortë tue tentu ta shtypin opozitën.

Ftesës së Presidentes do t’i përgjigjeshim vetëm nëse do të diskutohej për të caktu datën e zgjedhjeve të parakohshme”, tha Sherifi.