Opozita proteston, Meta shfuqizon datën e zgjedhjeve

08.06.2019 22:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Opozita proteston, Meta shfuqizon datën e zgjedhjeve

Qytetarët në Shqipëri kanë protestuar në protestën e tetë kombëtare të organizuar nga opozita, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe Qeverisë së tij.

Me brohoritjet “Rama ik”, protestuesit u mblodhën para ndërtesës së Kryeministrisë, dhe më pas marshuan deri te Kuvendi.

Protesta u tensionua me mbërritjen e turmës para Parlamentit ku janë hedhur gurë e kapsolla, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me ujë me presion dhe gaz lotsjellës duke shpërndarë protestuesit.

Pas këtij tensionimi të shkurtë, protesta u përmbyll e qetë.

Pak para fillimit të protestës, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka shfuqizuar dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve lokale, që ishin planifikuar të mbaheshin më 30 qershor.

Në deklaratën e tij, presidenti Meta ka shpjeguar arsyet e vendimit të tij, duke thënë se ky vendimi ka ardhur si pasojë e “shqetësimit të thellë për situatën kritike të krijuar në vend si pasojë e mos-reflektimit të asnjërës palë”.

Në fjalimin para protestueseve, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha se anulimi i zgjedhjeve më 30 qershor nga ana e presidentit, është rezultat i protestave të pandërprera.

“Ashtu siç e keni dëgjuar, falë vendosmërisë suaj të pathyeshme, Presidenti i Republikës ka marrë vendimin për anulimin e 30 qershorit, datës së planifikuar nga regjimi i bandës së Edi Ramës, për të ekzekutuar krimin e shëmtuar elektoral, për të kapur përmes një procesi monist. Kjo është vetëm rezultat i forcës suaj të pathyeshme, i qëndresës suaj, besimit tuaj të palëkundur te vlerat europiane, të lirisë, demokracisë, dinjitetit njerëzor”, tha Basha.

Basha shtoi se anulimi i datës së zgjedhjeve “nuk është fundi i betejës, por është vetëm një rezultat i një populli të bashkuar”.

Në anën tjetër, kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Berati në lidhje me shfuqizimin e datës së zgjedhjeve nga presidenti Meta, duke kundërshtuar vendimin e tij.

“Nuk jam i befasuar, e prisja edhe këtë dhe nuk është asgjë veçse mbyllja e një rrethi të një plani të bërë me kohë, për një arsye të vetme, për arsyen se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, kërkohet marrja zvarrë e qeverisë e varrimi reformës në drejtësi. Por as qeverinë s’e marrin zvarrë, as reformën s’e varrosin dot dhe ne më 30 qershor do bëjmë zgjedhje, sepse zgjedhjet janë të popullit, as të partive as të presidentit”, u shpreh Rama.

Vendimi i presidentit të Shqipërisë vjen pasi vendi ndodhet në një krizë të thellë politike, ku dy partitë opozitare dhe aleatët e tyre të djathtë kanë djegur mandatet në Kuvend dhe kanë vendosur të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale dhe kanë thënë se nuk do të lejojnë mbajtjen e tyre.

Protesta e së shtunës ka shënuar protestën e tetë kombëtare, që janë organizuar që nga mesi i muajit shkurt.

Kërkesa kryesore e protestuesve dhe opozitës që i udhëheq është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie transitore që garanton organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Rrëfimi i shqiptarit: 11 vagona treni më kaluan mbi trup, sot jetoj pa këmbë e duar

Rrëfimi i shqiptarit: 11 vagona treni më kaluan mbi trup, sot jetoj pa këmbë e duar

Shkup: Synohet përfshirje më e gjerë e grave në sistemin  e sigurisë

Shkup: Synohet përfshirje më e gjerë e grave në sistemin e sigurisë

Skandaloze: Çmimi i naftës në Kosovë ishte kurdisur nga kompanitë, fitonin deri në 135 për qind

Skandaloze: Çmimi i naftës në Kosovë ishte kurdisur nga kompanitë, fitonin deri në 135 për qind

Po fillon zbatimi i recetës elektronike

Po fillon zbatimi i recetës elektronike

Haradinaj: Kosova i përket botës, të cilës i prinë Amerika dhe do të jetë gjithmonë krah saj në rreshtin e paqes

Haradinaj: Kosova i përket botës, të cilës i prinë Amerika dhe do të jetë gjithmonë krah saj në rreshtin e paqes

Tjetër skandal, Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë në librat shkollorë në Shqipëri

Tjetër skandal, Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë në librat shkollorë në Shqipëri

Policia e Kosovës shpall në kërkim dy persona të dyshuar

Policia e Kosovës shpall në kërkim dy persona të dyshuar

Ngërçi me Kushtetuesen, Ilir Meta: Rama ka vetëm një zgjedhje, referendumin

Ngërçi me Kushtetuesen, Ilir Meta: Rama ka vetëm një zgjedhje, referendumin

Albin Kurti: Shpend Maxhuni as nuk është dashur të dekorohet e lëre të kthehet në polici

Albin Kurti: Shpend Maxhuni as nuk është dashur të dekorohet e lëre të kthehet në polici

Franca ratifikon Protokollin e Maqedonisë së Veriut për në NATO

Franca ratifikon Protokollin e Maqedonisë së Veriut për në NATO

Hapet Qendra e 13-të Informuese për Shëndetin e Gruas edhe në Obiliq

Hapet Qendra e 13-të Informuese për Shëndetin e Gruas edhe në Obiliq

Acarimi i raporteve Kosovë-Shqipëri ndër vite

Acarimi i raporteve Kosovë-Shqipëri ndër vite

BQK: Çmimet për sigurimin e veturave nuk janë ndryshuar nga viti 2001

BQK: Çmimet për sigurimin e veturave nuk janë ndryshuar nga viti 2001

Haradinaj pret në takim investitorë nga Shqipëria dhe Izraeli

Haradinaj pret në takim investitorë nga Shqipëria dhe Izraeli

Koalicioni, nesër pritet takimi Kurti-Mustafa

Koalicioni, nesër pritet takimi Kurti-Mustafa

Albin Kurti po sillet si babai i kombit shqiptar

Albin Kurti po sillet si babai i kombit shqiptar