Opozita nuk merrë pjesë në seancën e nesërme

E publikuar: 14/03/2016 13:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partitë politike opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, të martën nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës plenare.

Adonis Tahiri zyrtar për media në Vetëvendosje i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se nesër është vetëm vazhdimi i seancës nga java e kaluar, kështu që qëndrimi për të lëshuar mbledhjen mbetet i njëjtë.

“Ne si opozitë e bashkuar javën që shkoi e bojkotuam këtë seancë, me arsyetimet që i dha deputeti Ismajl Kurteshi. Prandaj, meqë nesër vazhdon e njëjta seancë, qëndrimi jonë ndaj kësaj seance mbetet i njëjtë”, ka thënë Tahiri.

Kurse, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës thonë se tashmë AAK -ja, ka qëndrim të qartë për tu distancuar nga Kuvendi i Kosovës.

Muharren Nitaj anëtar i kryesisë së AAK-së, thotë se deputetët e AAK-së refuzojnë të marrin pjesë në një kuvend ku nuk mund të ushtrohet mandati i tyre në përputhje me Kushtetute dhe dinjitetin njerëzore të deputeteve.

“Vendimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për tu distancuar nga Kuvendi i Kosovës është përfundimtar dhe në këtë çështje nuk ka fare se çka mund të flitet tutje”, ka thënë Nitaj.