Opozita nuk mendon se demarkacioni pengon Biden të takohet me ta

E publikuar: 15/08/2016 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, në shoqërinë e bashkëshortes së tij, Jill Biden, vjen nesër për një vizitë zyrtare në Kosovë, shkruan Gazeta Express.
Kryetar i Këshillit Kombëtar i NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi tha për Gazetën Express se mirëpret vizitën e Biden por nuk mendon se kundërshtimi i demarkacionit është arsyeja pse Biden nuk do të zhvillojë takime me opozitën.

“Eshtë Mirë që Biden vjen në Kosovë, ata kanë agjendën e tyre dhe vijnë për sugjerime e udhëzime. Mendoj që kjo është mirë” shprehu Krasniqi duke shtuar më tej se nuk mendon që demarkacioni është arsyeja që Biden nuk takon opozitën por koha e planifikuar është përcaktuar në takime me njerëz në pushtet.

Ai më tej theksoi përsëri se kauza e opozitës për çështjen e Demarkacionit është e drejtë dhe si opozitë kërkojnë një komision të ri që edhe opozita të bëhet pjesë. Ne kërkojmë një rivlerësim të ri tha Krasniqi për Gazetën Express.

Ndërsa Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë të Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj shprehu për Express se për ta është normale që një Zv.President Amerikan të takojë vetëm udhëheqës të institucioneve. Ai tha gjithashtu se nuk ka dijeni se demarkacioni mund të jetë arsyeja që ka penguar Biden të takojë opozitën.