Opozita nuk e dërgon Hashim Thaçin në Kushtetuese

E publikuar: 04/03/2016 13:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Opozita e bashkuar ka marrë vendim që mos ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin për zgjedhjen e Hashim Thaçit për president të Kosovës, bëjnë të ditur burime të Gazetës Fjala brenda bllokut opozitar.

Mandati dhe Betimi i presidentit është përcaktuar me Neni 87  të  Kushtetutës  , pika 1 ku  thuhet se  Presidenti i Republikës së Kosovës fillon mandatin pasi të ketë dhënë betimin para Kuvendit të Kosovës.

Gazeta Fjala ka kontaktuar edhe zyrtarë të bllokut opozitar, por ata nuk kanë dashur të flasin shumë për këtë çështje.

Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se ende nuk kanë informata dhe nuk e din se a do të dërgohet lënda për kontestimin e Hashim Thaçit për president në Gjykatën Kushtetuese.

“Ende nuk e dimë, do ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Nitaj për Gazetën Fjala.

Ndërkohë edhe Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dashur të komentojë lidhur me këtë gjë./Gazeta Fjala/