Opozita merr lëvdata nga kryeministri

E publikuar: 29/09/2016 21:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka lavdëruar paraqitjen e opozitës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Duke thënë se opozita ishte e ngarkuar më tepër se duhej për Serbinë, Mustafa ka thënë se sot në Kuvend u demonstrua me mendime dhe jo me dhunë.
“Opozita, pas një pushimi të gjatë, sot e tëra ishte në Kuvend. Pa gaz lotsjellës, pa vezë, pa skaner. E ngarkuar pak më tepër sesa duhet me Serbinë, por e interesuar për shumë çështje të Kosovës. Vendin do ta ndërtojmë më mirë dhe më sigurt kur demonstrojmë mendime dhe ide, për të cilat nuk mund të pajtohemi gjithmonë. Por ato hyjnë në kujtesën tonë. Më mirë të demonstrojmë mendime, qoftë edhe mospajtime, dhe jo dhunë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.