Opozita kritikon Zaevin për Bullgarinë

10.12.2020 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Opozita kritikon Zaevin për Bullgarinë


Partitë politike opozitare në Maqedoninë e Veriut thonë se ashpërsimi i retorikës ndërmjet Shkupit dhe Sofjes zyrtare është si rezultat i paaftësisë së qeverisë së vendit që nëpërmjet politikave parimore, t’i zgjidhë çështjet e hapura me fqinjët dhe të ecë me hapa të sigurt  drejt integrimit në Bashkimin e Evropian. 

Antonio  Milloshoski, ish-ministër i Punëve të Jashtme, aktualisht deputet i VMRO DPMNE-së, duke komentuar qëndrimin e fundit të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, se Sofja zyrtare ka një qasje fyese ndaj maqedonasve me mohimin e identitetit dhe gjuhës maqedonase gjatë kohës që është në krye të qeverisë,  ka treguar se është politikan bipolar dhe varësisht nga reagimet e opinionit ai i ndryshon edhe qëndrimet në dëm të interesave të shtetit. 

“Zaevi, gjatë 4 apo 5 vjetëve të fundit, ka dëshmuar se në aspektin politik është personalitet bipolar. Njëherë kur është në interes të tij, përkatësisht kur vlerëson se vardisja do t’i sillte leverdi, Bojko Borisovin pa problem e quante vëlla dhe jepte deklarata të tipit se jemi popull i njëjtë nga njëra dhe tjetra anë. Zaevi ka dhënë dhe deklarata se mbështetja e Bullgarisë është e pakushtëzuar dhe tani kur pa se ka bërë shumë gabime dhe populli reagoi me të drejtë duke kritikuar deklaratën e tij reviduese se kush ka qenë okupues dhe kush administrator gjatë Luftës së Dytë Botërore pasi është këshilluar nga këshilltarët  e tij mediatik, luan lojën e patriotit, ndërkohë që ai vetë kishte deklaruar se patriotizmi është ideologji që nuk përkon me vokacionin e partisë së tij (Lidhjes Social-Demokrate)”. 

“Me këto deklarata bipolare, njëherë për Bulgarinë vëllazërore dhe ditën e dytë kundër gabimit gjeostrategjik të Bullgarisë mendoj se në mënyrë plotësuese i komplikon marrëdhëniet mes dy fqinjëve, të cilat, sipas meje, ishin në një nivel para se Zaevi të nënshkruante këtë marrëveshje jo të  leverdishme bilaterale”, thotë Milloshoski për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkaq, Ilmi Aziri, deputet dhe nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët, e cila është në opozitë, thotë për Radion Evropa e Lirë se qeveria e kryesuar nga Zoran Zaevi kundrejt Sofjes zyrtare, luan lojën “ngrohtë-ftohtë”, për shkak se bisedimet janë shumë jotransparente dhe varësisht se si është humori i qytetareve, në atë format paraqitet Bullgaria.

“Qëndrimet kontradiktore dhe të paqëndrueshme të kryeministrit (Zoran) Zaev i shtrojnë frustrimet, i irritojnë qytetarët, i risin paqartësitë dhe e gjithë kjo çon në humbjen e besimit ndaj procesit të bisedimeve me Republikën e Bullgarisë. Vlerësoj se këto janë çështje shumë të rëndësishme që të tentohet të zgjidhen me mendësinë e kornizave partiake. Qëndrimi ynë është se duhet formuar një qeveri e zgjeruar për t`iu qasur me seriozitet sfidave shumë serioze, mbipartiake që i tangon momentalisht qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, vlerëson Aziri. 

Të mërkurën, në një video-paraqitje kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka kritikuar Bullgarinë për, siç ka thënë, politikë iracionale dhe fyese ndaj maqedonasve për shkak të mohimit të identitetit dhe gjuhës maqedonase. 

Ndërkohë, opozita maqedonase po kërkon dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, pasi, siç ka theksuar, nuk do të lejojë që kreu i qeverisë t’i shkelë interesat e shtetit. 

Këto akuza u nxitën nga deklarata e kryeministrit Zaev, në fund të nëntorit, për mediat bullgare se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë histori të përbashkët duke mohuar që Bullgaria të ketë vepruar në anën e fashizmit në periudhën e Luftës së Dytë Botërore.  

Dallimet mes Shkupit dhe Sofjes zyrtare u shpërfaqën me vendosjen e vetos nga ana e Bullgarisë për kornizën negociuese përkatësisht më 17 nëntor, Bullgaria zyrtarisht bllokoi nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.  

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Përfaqësuesit e Luginës të përçarë, Ragmi Mustafa i thotë Shqiprim Arifit “mos iu zgërdhij Vulinit”

Përfaqësuesit e Luginës të përçarë, Ragmi Mustafa i thotë Shqiprim Arifit “mos iu zgërdhij Vulinit”

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Rishfaqet Shefqet Krasniqi ka një kërkesë për Kurtin e Osmanin

Rishfaqet Shefqet Krasniqi ka një kërkesë për Kurtin e Osmanin

Shoqata e Gastronomëve jep detaje për masat e reja, muzika do të jetë e lejuar deri në 21:45

Shoqata e Gastronomëve jep detaje për masat e reja, muzika do të jetë e lejuar deri në 21:45

Qeveria e Kosovës vendos masat e reja anti-Covid-19

Qeveria e Kosovës vendos masat e reja anti-Covid-19

Vonesat me sigurimin e vaksinave, ministri Vitia e fton në takim Bekim Haxhiun e PDK’së që tha se ka kontakt me një kompani

Vonesat me sigurimin e vaksinave, ministri Vitia e fton në takim Bekim Haxhiun e PDK’së që tha se ka kontakt me një kompani

Rama në Kukës: Më mungon Thaçi, i dërgoj një përqafim, ja pse aeroporti quhet “Zayed”

Rama në Kukës: Më mungon Thaçi, i dërgoj një përqafim, ja pse aeroporti quhet “Zayed”

Belgjika bën thirrje për përfundimin e dialogut Kosovë – Serbi me një marrëveshje historike

Belgjika bën thirrje për përfundimin e dialogut Kosovë – Serbi me një marrëveshje historike

Obradoviq: Dokumenti jozyrtar për ndryshimin e kufijve i jep karburant Kurtit

Obradoviq: Dokumenti jozyrtar për ndryshimin e kufijve i jep karburant Kurtit

11 viktima e 364 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

11 viktima e 364 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Mosbesim ndaj vaksinave si pasojë e  lajmeve të rreme

Mosbesim ndaj vaksinave si pasojë e lajmeve të rreme

Mbyllet spitali Covid-3 në Tiranë, shkak bëhet ulja e numrit të pacientëve

Mbyllet spitali Covid-3 në Tiranë, shkak bëhet ulja e numrit të pacientëve

Të ndryshojë preambula për Kosovën në kushtetutën serbe, Daçiq: Histori boshe

Të ndryshojë preambula për Kosovën në kushtetutën serbe, Daçiq: Histori boshe

Mbetet ora policore, hapet gastronomia – këto janë masat që pritet t’i miratojë sot Qeveria

Mbetet ora policore, hapet gastronomia – këto janë masat që pritet t’i miratojë sot Qeveria

Vuçiq flet për mundësinë e ndryshimit të kufijve në Ballkan dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Vuçiq flet për mundësinë e ndryshimit të kufijve në Ballkan dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Kurteshi: Shumica e medieve në Kosovë – produkt i krimit të organizuar

Kurteshi: Shumica e medieve në Kosovë – produkt i krimit të organizuar