Opozita kërkon tërheqjen e forcave speciale nga Kuvendi

E publikuar: 26/06/2015 10:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ende pa folur kryetaret e grupeve parlamentare për ndryshimet kushtetuese, Glauk Konjufca ka kërkuar që të tërheqin forcat speciale nga kuvendi.

Konjufca tha se ka pa 15 ose 20 minibus të vendosur brenda ambientit të Kuvendit.

Kurse, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se nuk ka policë në ndërtesën e Kuvendit.
Tërheqje të policisë po kërkon edhe AAK e Nisma.