Opozita kërkon përsëri seancë të jashtëzakonshme në orën 20:00

E publikuar: 04/12/2018 18:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se kanë dorëzuar në sekretariatin e Kuvendit një kërkesë të re për seancën e cila dështoi të mbahet siç ishte planifikuar për orën 16:00.
Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita e planifikuar për orën 16:00 ka dështuar për shkak të dyshimeve për falsifikim të nënshkrimeve të Mimoza Kusarit e Ilir Dedës.

“Pas pengimit te mbajtjes se seancës se kerkuar nga opozita, u dorëzua kërkesa e re për seance sonte ne orën 20”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Në këtë seancë do të diskutohet për dështimin e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

Ndërkohë sa i përket falsifikimit të nënshkrimeve deputetët e pozitës po e konsiderojnë si vepër penale.