Opozita ja ofron postin e Presidentit, Pacolli bashkohet me opozitën?!

E publikuar: 07/02/2016 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Republika.info meson se Behgjet Pacollit i asht ofrue posti i Presidentit të Kosovës nga tri partitë opozitare dhe përfaqësim në listen e përbashkët zgjedhore deri në 25%, gja që atë e ka shty me pranue dhe i asht bashkue VV’s, AAK’s dhe Nismës.

Partitë e opozitës vlerësojnë se munden me dështue zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, e cila ka me i hap rrugë zgjedhjeve të reja, në të cilën ata kane planifikue që të garojnë me nji listë të përbashkët, tue e marrë me vete edhe Behgjet Pacollin, të cilit nga burime t’afërta me të mësojmë se i asht ofrue edhe pozita e Presidentit të Kosovës, shkruen ky portal.

“Po, është e vërtetë, por ende nuk ka vendosur. Megjithatë, është në fazën finale edhe Pacolli që t’i bashkohet tre partive opozitare, në kushtëzim me postin e Presidentit dhe pjesëmarrje me 25 per qind në listën zgjedhore”, tha burim i afërt me Pacollin.