Opozita e bën qullë Isa Mustafën

E publikuar: 10/03/2016 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetët e opozitës të cilët pasi hodhën dy herë gaz lotsjellës në sallën ku mbahen seancat plenare të Kuvendit të Kosovës, kanë hedhur ujë në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Isa Musafa.
Ishte deputeti Sali Salihu, i cili përveç që hodhi dy herë gaz e lagu me ujë Mustafën, veprim për të cilin nënkryetari Xhavit Haliti tha se e preu në besë.
Opozita pas një fjalimi të deputetit Smajl Kurteshi, u larguan nga salla e Kuvendit, duke ftuar qytetarët që të dalin në protestën e paralajmëruar më 26 mars.