Opozita bojkoton edhe mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit

E publikuar: 05/10/2015 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësues të Opozitës kanë mbajtur një konferencë për media. Donika Kada-Bujupi, nga AAK ka thënë se nuk do të lëshojnë pe pa u rikthyer dhe rishqyrtuar marrëveshjet e arritura. Kurse, Glauku Konjufca ka treguar se nuk do të ndalen deri në heqjen e nënshkrimit nga marrëveshjet e dëmshme për vendin.
“..para këtij takimi të kryesisë ne dëshirojmë ti bëjmë të ditur popullit se normaliteti është në duart e dy partive të pozitës të cilat po marrin vendime të dëmshme për vendin. Ne nuk do të lëshojmë pe pa u rikthyer dhe rishqyrtuar marrëveshjet e arritura. Sot e thërrasim qeverinë që përmes diskutimit në parlament, rishqyrtimit dhe rikthimit të këtyre marrëveshjeve ta zhbllokojnë punën në Kuvend”, ka thënë ajo.

Derisa, Glauku Konjufca nga VV ka thënë se me bllokimin e sotëm të kryesisë dhe bllokimin që po ua bëjmë seancave po përpiqen të bëjmë me dije se veprimet e tyre nuk do te ndalen.

“Nuk do të ndalemi deri në heqjen e nënshkrimit nga marrëveshjet e dëmshme për vendin”, ka thënë ai.