Operacioni i një firme Izraelite për të fshehur teknologjinë e përgjimit të smartfonëve

E publikuar: 11/02/2019 18:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur operativë misteriozë thirrën në takim dy hulumtues të sigurisë kibernetike në një hotel luksoz përgjatë dy muajve të fundit të jepte përshtypjen se po përpiqeshin të diskreditonin teknologjinë e një kompani Izraelite e përdorur për hakimin e smartfonëve dhe përdorur nga disa qeveri për përgjimin e qytetarëve.

Associated Press ka mësuar rreth përpjekjeve të tjera të ngjashme për të shënjestruar të paktën katër individë të tjerë të cilët kanë ngritur shqetësime rreth përdorimit të teknologjisë Izraelite.

Katër të tjerë e vënë në shënjestër ishin tre juristë të cilët kanë ngritur padi në Izrael dhe Qipro ndaj NSO Group i cili ka shitur teknologjinë tek qeveri ku të drejtat e qytetarëve të saj vihen në dyshim gjithnjë.

I katërti është një gazetar Britanik. Dy prej tyre, gazetari dhe juristi nga Qiproja, ishin regjistruar në fshehtësi gjatë një takimi nga operativët dhe publikuar në një televizion Izraelit ndërsa AP po përgatitej të publikojnë lajmin e saj.

Të gjashtë personat e shënjestruar besonin se operativët ishin pjesë e një misioni për ti diskretituar ato. “Ka njerëz që janë të interesuar për të sabotuar çështjen” thotë një prej shënjestrave, Mazen Masri i cili shërben si lektor pranë City University në Londër.

Si filloi e gjitha?

Masri tha se operativët po kërkonin “informacione të pista rreth njerëzve të përfshirë.” Detajet e këtyre përpjekjeve të maskuara tregojnë botën e fshehtë të hetimeve private me operativë të cilët shkojnë përtej grumbullimit të informacioneve dhe sillen si provokatorë. Shënjestrat i thanë AP se agjentët e maskuar u përpoqën i paraqesin ato si racistë dhe anti-Izraelitë ose të zbulonin informacion rreth lidhjeve të tyre.

NSO kishte thënë se nuk ka të bëjë me këto përpjekje as në mënyrë direkte por as indirekte. Kompania nuk u përgjigj e as pronari Amerikan Francisco Partners.

Aktivitetet e operativëve mund të mos jenë bërë kurrë publike nëse dy hulumtuesit të cilët punonin pranë Citizen Lab nuk do të zbulonin informacionet.

Në Dhjetor njëri prej tyre, John Scott-Railton, zbuloi se një koleg i tij e kishe mashtruar duke e çuar në një takim një hotel në Toronto me një operativ i cili e kishte pyetur për punën e tij rreth NSO-së. Kur operativi i dytë i quajtur Michel Lambert ju afrua Scott-Railton për të lënë një takim të ngjashëm në Hotelin Peninsula në Nju Jork, Soctt-Railton organizoi një operacion duke ftuar gazetarin e AP për të ndërprerë bisedën dhe regjistruar takimin.

Lajmi bëri bujë në Izrael. Në pak ditë televizioni investigativ Uvda dhe Nju Jork Times identifikuan Lambert si Aharon Almog-Assouline, një ishte oficer sigurie që jetonte në Tel Aviv.

Deri atëherë Scott-Railton dhe AP kishin arritur në përfundimin se përpjekjet e agjentëve shkonin përtej Citizen Lab. Në pak orë nga publikimi i lajmit, Masri shkruante për AP për të thënë se ai dhe Alaa Mahajna, juristi që po ndjek padinë ndaj NSO në Izrael, se kishte shpenzuar javë duke refuzuar oferta nga dy ekzekutivë të pasur që e kishin kontaktuar dhe dërguar kërkesa tu takuar në Londër.

“Qëndruam në gatishmëri dhe nuk e hëngrëm karremin,” shkruante Masri.

Zbulimet e tij nxitën një mori mesazhesh të lidhura me çështjen e NSO-së. Masri dhe Scott-Railton thanë se kishin zbuluar që Christiana Markou, një juriste që përfaqësonte paditësit në çështjen kundër një filiali të NSO në Qipro, kishte fluturuar në Londër për një takim të çuditshëm me dikë që thuhet që ishte një investitor nga Hong Kongu.

Në të njëjtën kohë Masri zbuloi se një gazetar i cili kishte shkruan për NSO-në gjithashtu ishte ftuar në një hotel në Londër dy herë dhe pyetur për raportimin e tij.

“Gjërat por bëheshin edhe më interesante,” shkruante Masri.

Ashtu si Almog-Assouline, operatori i cili u ekspozua nga AP në Nju Jork, agjentët që kishin ndjekur juristët bënë gabime të tjera operacionale.

Përpjekja për të zënë në kurth Alaa Mahajna, juristin kryesor në rastin e kompanisë Izraelite.

Më 26 Nëntor ai u kontaktua nga një njeri emri i të cilit ishte Marwan Al Haj që e përshkruante veten si një partner në një firmë Suedeze të menaxhimit të pasurive Lyndon Partners. Al Haj i ofroi Mahajna një propozim intrigues. Ai tha se një prej klientëve të tij, një individ super i pasur me lidhje familjare në Lindjen e Mesme kishte nevojë për mbështetje ligjore për të rimarrë tokën e tij zënë nga vendbanimet Izraelite pas luftës Arabo-Izraelite të 67-ës.

“Besoj se jeni njeriu i duhur për këtë sfidë,” shkruante Al Haj. Kërkesa kishte sens. Si një jurist i të drejtave të njeriut në Jeruzalem, Mahajna kishte mbrojtur disa herë aktivistët Palestinezë dhe shumë të tjerë përballët qeverisë Izraelite.

Por dyshimet e tij nisën kur u përpoq të mësonte më shumë rreth rastit. Al Haj ishte tepër sekret për klientin e tij dhe refuzoi të jepte dokumente që flisnin për çështjen, tha Mahajna për AP.

“As informacionet më bazike,” tha Mahajna. “Zakonisht njerëzit të mbysin në dokumente dhe histori për të tilla raste.”

Mahajna tha se situata u bë më e çuditshme kur Al Haj ofroi ti paguante të gjitha shpenzimet e tij në Londër kur askush nuk ja kishte kërkuar.

“Në një pikë ishte e qartë se ky afrimitet nuk ishte aspak normal,” tha Mahajna.

10 ditë më pas Masri mori një e-mail që i ofronte atij një punë në bordin këshillues të kompanisë Zvicerane APOL Consulting.

Masri ishte skeptik pasi verifikoi uebsajtin e kompanisë. Zakonisht firmat e konsulencës flasin me inteligjencën dhe aftësitë e punonjësve prandaj Masri priste që uebsajti i kompanisë të tregonte emra të mëdhenj dhe kualifikime të stafit.

“Aty nuk kishte emër as edhe të një njeriu të vetëm,” tha Ai.

Kur Masri refuzoi pozitën për bordin e APOL, përfaqësuesi i cili i kishte kontaktuar, një njeri i njohur si Cristian Ortega, kërkoi me ngulm ta takonte në Londër.

“Do të ishte privilegj për mua të takohem me ty personalisht për një bisedë miqësore,” shkruante Ortega në e-mail-in e tij të 7 Janarit.

Masri tha se ai dhe Mahajna kishin arritur në përfundimin se Ortega dhe Al Haj në të vërtetë nuk ishin individë dhe kompanitë e tyre ishin imagjinare.

Por nuk e dinin sesa i përhapur ishte operacioni.

Agjentët shkuan më larg me Christiana Markou, juristja e cila po ndiqte rastin e Qipros me një filial të NSO.

Në padinë e saj, ashtu si Mahajna, ajo bazohet tek raporti i Citizen Lab se teknologjia e NSO ishte përdorur për të thyer telefonë të aktivistëve dhe gazetarëve Meksikanë.

Markou tha për AP se u kontaktua më 21 Dhjetor nga një person me emrin Olivier Duffet, një partner i ENE Investment në Hong Kong.

Duffet ishte i interesuar të ftonte Markou për të dhënë leksion në një konferencë. Ajo propozoi ta bënin leksionin përmes Skype por ai kishte insistuar që ajo të ishte prezent në takimin në Londër dhe ja arriti. Markou fluturoi në Londër në një hotel luksoz dhe pati një bisedë me Duffet për një orë.

Shumica e diskutimeve ishin rreth leksionit por papritur Duffet kishte kaluar tek rasti i NSO duke e pyetur nëse mendonte se çështja mund të fitohet dhe kush po e financonte.

Markou tha se ose kishte dhënë përgjigje të pasakta ose kishte refuzuar të përgjigjej për shkak se pyetjet i dukeshin të dyshimta.

Shënjestra tjetër, Eyad Hamid, një gazetar që jetonte në Londër dhe shkroi një lajm për NSO, tha se ai gjithashtu ishte ftuar në një hotel në Londër në dy raste për të diskutuar rreth mbulimit mediatik të kompanisë Izraelite.

Ngjashmëria mes agjentëve

Kompania që u përdor për këtë operacion ishte Mertens-Giraud Partners Management, një kompani e përshkruar me seli në Bruksel.

As MGP e as një kompani tjetër në të vërtetë nuk ekzistonte. Kërkimet e AP në databazën e Orbis prej 300 milion kompanish nuk sollën asnjë rezultat për APOL, Lyndon Partners, ENE Invesment apo MGP.

Numrat telefonikë nuk kishin emrat e Cristian Ortega, as Olivier Duffet e as Marwan Al Haj.

Kur vizitoi Zyrihun AP nuk gjeti informacion rreth APOL e askush nuk kishte dëgjuar rreth tyre. Ishte e njëjta histori për rastin e Hong Kongut apo Brukselit.

Në Stokholm ku lokalizohej Lyndon Partners nuk u gjet asnjë gjurmë rreth firmës së menaxhimit të pasurive.

Ato nuk figuronin në sisteme edhe pse uebsajti thoshte ashtu.

Kush punësoi agjentët nuk u mor vesh edhe sot e kësaj dite por operacionet dhe gjurmët dixhitale të tyre thonë se janë të lidhur bashkë.

Gjashtë operativët ju afruan shënjestrave të tyre në të njëjtën kohë. Uebsajtet e tyre kishin të njëjtin stil dhe të gjithë hostoheshin në Namecheap. Të gjithë blenë domainet nga Godaddy dhe përdornin platformën e ueb dizajnit të Wix, një kompani Izraelite.

Formatimi i uebsajteve ishte i ngjashëm ku në dy raste, MGP dhe Lyndon Partners ishin identikë. Edhe firmat e e-mail-eve të operativëve ishin të njëjta.

Profilet në Linkedin ishin të ngjashme gjithashtu me burra me syze të fotografuar nga distanca me shikim larg kamerës. Edhe pse ka shumë ngjashmëri mes agjentëve nuk mund të thuhet dot se për kë punojnë.

Channel 12, një televizion Izraelit raportoi se një firmë private hetimi, Black Cube, kishte hetuar problemet dhe paditë ndaj NSO-së. Fotot e kapura në sekret tregonin juristen Markou dhe gazetarin Londinez Hamid në takime.

Segmenti televiziv kritikonte juristët që ndiqni çështjen e NSO dhe citonte themeluesin e kompanisë Shalev Hulio i cili akuzonte Markou dhe kolegët e saj se por ndiqnin paditë për ti bërë publicitet vetes.

NSO ka mohuar përfshirjen e Black Cube dhe muajin e kaluar ky i fundit kishte dërguar letër për AP se nuk kishte të bënte me përpjekjet për të zënë në kurth hulumtuesit e Citizen Lab.

Black Cube ka lidhje me Almog-Assouline, njeriun i cili organizoi takimin rreth NSO në Nju Jork. Gjatë betejës ligjore të gjatë mes Catalyst Capital dhe West Face Capital, një dëshmitar pjesë e çështjes tha se e njihte Almog-Assouline sepse i ishte afruar në identitete të ndryshme pak vite më parë.

Black Cube ka pranuar dërgimin e agjentëve për tu takuar me individë të ndryshëm përfshirë në çështjen gjyqësore në fjalë. Firma gjithashtu kritikohet për punën e saj në mbrojtjen e reputacionit të mogulit të Hollivudit Harvey Wenstein.

I konfrontuar nga dy reporterë të AP, Almog kishte mohuar se punonte për Black Cube. Kur një reporter i AP kishte vizituar shtëpinë e tij në Tel Aviv, një grua ishte paraqitur si bashkëshortja e tij duke thënë se Almog nuk ishte në shtëpi. Një tjetër reporter e kishte telefonuar dhe ai kishte thënë se nuk është i interesuar për të folur. /PCWorld Albanian