Bllokohet në plazhin e Levanit, veliera me 1 ton kanabis

E publikuar: 20/09/2017 11:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Vlorë, një tjetër operacion i përbashkët antidrogë po vijon të zhvillohet në det e tokë nga Policia Kufitare Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare, GdF dhe policitë e Fierit dhe Vlorës.

Operacioni jisi me sinjalizim të radarit të Policisë Kufitare në Hoxharë në mesnatë nga Policia Kufitare e Delta Force dhe u arrit të sekuestrohen rreth 1 ton lëndë narkotike kanabis.

Midis plazhit të Levanit dhe Darëzezës u bllokua një velierë me emrin “Nano Nini” me flamur Italian me 2 persona në bord, një Italian dhe një shqiptar. Por, skafistët e kishin hedhur lëndën narkotike në det dhe Policia ende po punon për ta nxjerrë. Deri tani, rreth 90 pako të mëdha janë sekuestruar nga ana e Policisë ndërsa skafistët janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.