Operacion antidrogë në Shkodër: Shpërndarësi i kokainës kapet duke i shitur dozën, klientit

E publikuar: 17/10/2017 09:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shpërndarës kokaine u arrestua nga Policia në momentin kur një përdorues i shkoi në derë për të blerë dozën e tij. Policia e Shkodrës, pas informacioneve që kishte marrë lidhur me Anton Shpatinën, 35 vjeç, zhvilloi një operacion për arrestimin e tij në lagjen “Naim Gjylbegu” dhe operacionin e emërtoi si “Doses”.

Përveç arrestimit të Shpatinës, u kapën drogë dhe armë dhe u procedou penalisht në gjëndje të lirë shtetasi Lorenc Koçi,K. 25 vjeç, banues në lagjen Ndoc Mazi, Shkodër,

“Arrestimi i shtetasit Anton Shpatina, njoftoi Policia, – u bë pasi në banesën e tij ka shkuar shtetasi Lorenc Koçi për të blerë lëndë narkotike, ku gjatë kontrollit personal të bërë nga Policia shtetasit të lartëpërmendur ju gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike kokainë

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Anton Shpatina ju gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 doza lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, një armë zjarri me fishekë, 9 telefona celularë dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.”