Opera u thotë jo “cookie” acaruese

E publikuar: 06/11/2018 18:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse jeni të acaruar me shfletuesin tuaj i cili vazhdimisht shfaq kuti dialogu “we use cookies”, një obligim për uebsajtet në epokën e GDPR, Opera ka gjetur zgjidhje.


Kompania pas shfletuesit publikoi një version për Android i cili bllokon pikërisht këto “cookie.”

Edhe pse nuk ka garanci që do të funksionojë Opera thotë se e ka testuar me 15,000 uebsajte dhe ka rezultuar funksional.


Me hyrjen e ligjit ri të GDPR, BE aplikoi rregulla strikte për kompanitë e internetit të cilat jo vetëm që duhet të njoftojnë përdoruesit për të dhënat personale që shfrytëzojnë por edhe për mënyrën sesi shfrytëzohen.

Shfaqja e “cookie” sa herë që vizitoni uebsajtet është rezultat i kësaj nisme. Megjithatë nuk dihet ende reagimi i Bashkimit Evropian ndaj lëvizjes së Opera. /PCWorld Albanian