Opera sjell shfletuesin me portofolin e kriptomonedhave në iOS

E publikuar: 05/03/2019 23:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pak ditë pas lançoi në Android, Opera bëri të ditura planet për të sjellë shfletuesin me në fokus kriptomonedhat edhe në iOS. Kjo do të thotë se së shpejti mund të përdorni aplikacionin në pajisjet tuaja iPhone dhe iPad.

I ashtuquajturi Opera Touch është i dizajnuar specifikisht për shfletimin në uebin e decentralizuar, njohur ndryshe edhe si Web 3.0, dhe të ndërveprojë me aplikacionet në rrjetin Ethereum.

Data ekzakte e debutimit nuk dihet por kompania thotë se mund të regjistroheni që tani për tu bërë një prej testuesve të parë.

Opera Touch vjen me portofol të integruar të kriptomonedhave ku mund të ruani disa monedha ERC20 por edhe asete të tjera si CryptoKitties.

Kompania tha se ka vendosur ti përgjigjet popullaritetit në rritje të komunitetit të kriptomonedhave.

Për të stimuluar më tej rritjen, Opera së fundi nisi një bashkëpunim me HTC për të sjellë një version të shfletuesin në telefonin blockchain Exodus 1. Edhe pse funksionaliteti është i lehtë për tu përdorur, ende është larg asaj çfarë komuniteti kriptografik aspiron.

Mbetet për tu parë nëse lëvizja e Opera për të sjellë një shfletues crypto në iOS do të nxisë adoptimin e kriptomonedhave dhe aplikacioneve të decentralizuara të cilët po kalojnë moment të vështira që prej një viti.

Në të njëjtën kohë mund të regjistroheni për tu bërë një testues i hershëm duke klikuar në këtë lidhje. /PCWorld Albanian