OnePlus zbulon se kur do të shesë telefonin e parë 5G

E publikuar: 22/02/2019 14:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prodhuesi Kinez i smartfonëve OnePlus tha do të prezantojë telefonin e parë 5G në tre mujorin e dytë të 2019-ës. Për këtë kompania ka bashkëpunuar me operatorin Finlandez Elisa që operon në Estoni dhe Finlandë.

Lajmi vjen kur OnePlus po përgatitet për të prezantuar një prototip 5G gjatë Kongresit Mobil Botëror që starton më 25 Shkurt.

Elisa është një prej partnerëve më të tjerë të OnePlus dhe Estonia e Finlanda janë vendet kur telefonët OnePlus po shiten sikur të ishin ëmbëlsira.

Operatori në fjalë ka vendosur në funksion rrjetin e parë 5G në Helsinki. Me gjeneratën e re të rrjeteve celulare, përdoruesit do të kenë internet shumë më shpejtë, vonesa të ulëta transmetimi dhe madje cloud gaming.

Elisa ka një prej rrjeteve më të avancuara në botë dhe ishin ndër të parët që filluan ndërtimin e rrjetit 5G.

Prototipi i OnePlus 5G do të prezantohet në MWC 2019 pak ditë pasi Samsung prezantohet Galaxy S10 5G dhe një ditë pasi Huawei të prezantojë telefonin e tij 5G me ekran që paloset. /PCWorld Albanian