OnePlus konfirmon, më 16 Nëntor prezanton OnePlus 5T

E publikuar: 06/11/2017 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

OnePlus është vetëm një javë larg nga prezantimi i telefonit të radhës. Kompania lajmëroi ditën e sotme se do të mbajë një aktivitet për debutimin e OnePlus 5T më 16 Nëntor.

Kompania gjithashtu tha se telefoni del në shitje vetëm një javë pas debutimit më 21 Nëntor në Amerikë dhe Evropë.

Më 29 Nëntor në Indi e më 1 Dhjetor në Kinë. Zakonisht OnePlus ka prezantuar telefonët e rinj përmes mediave por këtë herë do të jetë ndryshme.

Aktiviteti do të mbahet në Brooklyn dhe do të ketë hapësira për fansat të cilët mund të bëhen pjesë duke paguar 40 dollar. Ngjarja do të mund të ndiqet edhe online.

Sipas spekulimeve, OnePlus 5T do të ketë një procesor Qualcomm Snapdragon 835, një grafikë Adreno 540, 8GB RAM dhe 20 megapiksel kamër të pasme dhe frontale.

Ekrani 6 inç do të karakterizohet nga një rezolucion 1080 x 2160p. Një cicërimë e publikuar nga CEO i kompanisë tre ditë më parë la të kuptohej se OnePlus 5T mund të ketë ekran AMOLED prodhuar nga Samsung. /PCWorld Albanian