OnePlus 6T McLaren Edition vjen me 10GB RAM

E publikuar: 12/12/2018 17:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

OnePlus nuk ka për të ndaluar së prodhuar variante të ndryshme të flagshipit dhe më i fundit është rezultat i një bashkëpunimi me McLaren.


OnePlus 6T McLaren Edition është një version i përmirësuar i flagshipit të fundit të kompanisë i cili duhej të ofrojë shpejtësinë që prisni nga një markë makinash dhe ekip Fomula 1.


Ndryshimi më i madh është padyshim sasia e memories RAM prej 10GB krahasuar me 6GB dhe 8GB për modelin e zakonshëm.

Gjithashtu fuqia është aty me procesorin Snapdragon 845.

OnePlus thotë se McLaren 6T karikohet në 20 minuta aq për të qëndruar tërë ditën funksional.

Rreth telefonit është një rrip i hollë prej ngjyre portokalli, një element dizajni që vjen nga McLaren.

OnePlus 6T McLaren Edition do të shitet nga data 13 Dhjetor në SHBA dhe Evropë për 699 dollarë, afro 120 dollarë më shumë sesa modeli origjinal por shumë më i lirë sesa iPhone XS Max dhe Galaxy Note 9. /PCWorld Albanian