OnePlus 6 debuton më 16 Maj

E publikuar: 25/04/2018 14:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pavarësisht publikimit të një mori detajesh që nga ekrani, tek komponentët e brendshëm e madje ekzistenca e një versioni special Avengers, OnePlus 6 ende nuk ka debutuar zyrtarisht.

Sot kompania lajmëroi se kur flagshipi i ri do të bëhet i njohur për publikun. Më 16 Maj OnePlus do të mbajë një aktivitet në Londër.

OnePlus vjen me premtime të mëdha kësaj here.

OnePlus 6 do të ketë procesor Snapdragon 845, deri në 8GB RAM dhe 256GB memorie të brendshme.

Këto specifika hardueri janë spekuluar prej kohësh, dhe nuk përbëjnë surprizë për asnjë moment.

Po rritja e kapacitetit të memories do të thotë se kompania është e gatshme tu kërkojë më shumë para përdoruesve. /PCWorld Albanian