OnePlus 5T është një tjetër telefon kompetitiv me ekran pa skaje

E publikuar: 17/11/2017 13:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ashtu siç kishte premtuar, OnePlus dje mbajti premtimin e një telefoni të ri e përtej kësaj, premtimin e një cilësie të lartë me kosto të ulët dhe i tillë është OnePlus 5T.

Me një çmim fillestar prej 499 dollarësh, ai kushton 20 dollar më shumë se OnePlus 5 por ende kushton vetëm sa gjysma e shumë flagshipëve të tjerë në treg.

Megjithatë është një përditësim minimal, por çfarë të prisni më shumë mes dy telefonëve që i ndajnë vetëm gjashtë muaj.

5T është vjen me një harduer të rangut të mesëm, diçka që kompania e ka ofruar që me telefonin e parë. Nuk ka asgjë që e kategorizon telefonin si buxhetor.

Në fakt, gjuha e dizajnit të tij është edhe më e bukur sesa paraardhësit. Duke ndjekur trendet e Samsung dhe Apple, kompania braktisi skanerin e shenjave të gishtërinjve në pjesën frontale për të vendosur një ekran më të madh.

Këtë herë ekrani është 6 inç nga 5.5 inç që ishte tek paraardhësi. Skajet e tij janë ende prezente por janë ngushtuar ndjeshëm. Ekrani AMOLED nuk vuan nga asnjë sëmundje ngjyrash apo shkëlqimi dhe është i njëjti që gjeni tek Pixel 2.

OnePlus ka zhvendosur skanerin e shenjave të gishtërinjve në pjesën e pasme, ngjitur me kamerën. Qasja në telefon përmes fytyrës është prezent gjithashtu dhe kompania thotë se duhen vetëm 0.2 sekonda për realizimin e skanimit.

Sipas OnePlus kamera frontale e cila skanon fytyrën tuaj ka 100 pika identiteti. Sistemi i dyfishtë i kamerave vijon të jetë aty. Kompania nuk e ka prekur lenten kryesor ndërsa lentja e vjetër telefoto është zëvendësuar me një lente më të madhe për më shumë dritë.

Një tjetër element për tu përmendur është modaliteti portret që kemi parë edhe tek iPhone. Sistemi në fjalë krijon një efekt bokeh në sfond për të theksuar portretet.

Së fundit, pota e kufjeve 3.5 mm është rikthyer. Telefoni del në shitje më 21 Nëntor. /PCWorld Albanian