Onazi largohet nga Lazio

E publikuar: 29/05/2015 23:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ogenyi Onazi është një nga emrat e parë që do të largohet nga Lazio në merkaton e verës. 22-vjeçari dëshiron të luajë rregullisht dhe për momentin duket se nuk bën pjesë në projektin e trajnerit Pioli.

Presidenti Lotito kërkon 8-10 milionë Euro për kartonin e tij dhe klubet që kanë shfaqur interes për mesfushorin janë Schalke 04 e Mainz.