Olta Boka lanson këngën e re “Pa faj”

E publikuar: 06/08/2018 20:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Pa faj”, titullohet projekti i ri i Oltës të cilin e sjell me ngjyra verore e që i përshtatet stinës që gjendemi.

Tekstin e këngës e ka shkruar Petro Xhori, për muzikën është përkujdesur Irkenc Hyka ndërsa masterin e ka bërë Jojo.

Vlen të ceket se ajo është mjaft e angazhuar në projekte muzikore, e fundit këngë e lansuar nga ajo është “Atij/Asaj”, me vëllaun e saj.