Olimpiket, martohen dy atletë rusë

E publikuar: 14/02/2018 20:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy atletë rusë po e festojnë ditën e Shën Valentinit me një ceremoni martese në Lojrat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut.

Skiatori olimpik i stilit të lirë Semen Denschikov u martua me skiatoren e slitës Olga Potylitsina, e cila nuk është pjesëmarrëse në Lojrat Olimpike.

Në ceremoninë e martesës së tyre, në këtë ditë romantike të vitit, morën pjesë anëtarë të ekipit olimpik rus.