Oktapodi me aftësi të habitshme për fshehje (Video)

E publikuar: 26/11/2017 19:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

David Atteborough është narratori i një dokumentari në BBC, që shfaq mënyrën e jashtëzakonshme të një oktapodi për kamuflim.

Pamjet që nuk janë kapur ndonjëherë më parë, tregojnë se si është rrethuar nga guaskat, në mënyrë që të fshihet prej peshkaqenit, transmeton Telegrafi.

“Gjallesat tjera do ishin pre e lehtë në një vend të rrafshët dhe pa asnjë zonë për t’u fshehur, por jo edhe oktapodi i zgjuar”, thuhet lidhur me rastin.

Deri më tani është shpërndarë vetëm një pjesë e kësaj skene, ndërsa pritet që së shpejti të shfaqen edhe format se si ia doli kjo krijesë të krijonte këtë maskim. /Telegrafi/