OKB: Numri i të uriturve në botë arrin në 815 milionë

E publikuar: 15/09/2017 15:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Niveli i urisë në botë është rritur pas shumë vitesh rënieje, duke regjistruar 815 milionë persona që nuk kanë patur ushqim të mjaftueshëm në vitin 2016, nga 777 milionë që ishin në vitin 2015, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara.

Sipas një raporti nga Gjendja e Pasigurisë Ushqimore dhe e të Ushqyerit në Botë (The State of Food Insecurity and Nutrition in the World), niveli i urisë globale ka rënë në mënyrë të vazhdueshme, nga 926 milionë në vitin 2005 në 795 milionë në vitin 2010 duke u stabilizuar gjerësisht, deri në një rritje shqetësuese vitin e kaluar.

Agjencitë e OKB-së kanë fajësuar konfliktet e dhunshme dhe goditjet e klimës si fenomeni meteorologjik “El Ninjo” që ka ndikuar në përkeqësimin e kushteve të sigurisë ushqimore në mënyrë të papritur në Afrikën Subsahariane, Azinë Juglindore dhe Azinë Perëndimore.

Autoritetet njoftuan se nuk është ende e qartë nëse rritja e normave të urisë është një devijim i papritur dhe i përkohshëm apo fillimi i një tendence të re, por gjithsesi kjo mund të paraqesë një sfidë të rëndësishme për angazhimet ndërkombëtare për t’i dhënë fund urisë deri në vitin 2030.