OKB: Më shumë se 4 milionë sirianë kanë ikur nga lufta

E publikuar: 09/07/2015 11:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se më shumë se 4 milionë sirianë janë zhvendosur nga vendi si pasojë e luftës, duke përfshirë këtu më shumë se 1 milion vetëm gjatë 10 muajve të fundit.

Antonio Guterres, kreu i agjencisë së refugjatëve të OKB-së, thotë se refugjatët sirianë tashmë janë popullsia më e madhe refugjate në botë, që prej fillimit të konfliktit në vitin 1992, kur kjo agjenci kishte ndihmuar rreth 4.6 milionë refugjatë afganë.

Ai tha se refugjatët sirianë “kanë nevojë për ndihmën e botës” dhe se ata përveç se po jetojnë në kushte të tmerrshme “janë duke u zhytur akoma më shumë në varfëri”.

Përveç 4 milionë sirianëve që janë zhvendosur nga vendi, 7.6 milionë sirianë gjithashtu janë zhvendosur brenda vendit.

Më shumë se 230,000 njerëz janë vrarë në Siri që kur protestat ant-qeveritare shpërthyen në mars të vitit 2011, e cila u pasua me luftë civile, ku u përfshinë forcat qevetiare, rebelët dhe grupet militante islamike./rel/